HomeSociale

Gjashtë këshilla të cilat çdo adoleshent duhet t’i lexojë

Komediani dhe folësi i TEDx, William Beteet, ka ndarë disa këshilla  për të gjithë adoleshentët:

Kërkoni çdo ditë mundësi jetë-ndryshuese – Nëse ia vendosni qëllim vetes të kërkoni çdo ditë mundësi për t’i ndryshuar vetes jetën kur jeni adoleshent, ju do të jeni shumë para tjerëve kur t’i mbushni 30 vjeç.

Bëhuni të mirë në ndonjë profesion apo aftësi – Shpenzoni çdo ditë  duke u bërë të aftë në çdo aspekt. Kjo do t’ju bëjë  të aftë në fund të adoleshencës, dhe do ta keni më lehtë të bëni një karrierë të suksesshme.

Hiqni qafe televizorin – “Unë e kam hequr qafe televizorin tim para tri viteve, sepse nuk dua t’i shpenzojë vitet e mia  duke parë jetët e tjerëve”, ka rrëfyer komediani.

Qëndroni beqar – Dilni në takime, krijoni lidhje, por mbajeni lirinë tuaj sepse ju nevojitet për të marrë vendime më të mira për veten gjatë kësaj periudhe.

Bëni ushtrime fizike, vishuni me stil dhe hani mirë – Të qenit një person me pamje të mirë është pasaportë shoqërore e cila ju jep mundësi të shumta.

Shkoni në një aventurë – Sigurohuni që të paktën një herë të bëni një udhëtim të gjatë e të vështirë, dhe në vend të hoteleve qëndroni në hostele dhe flini në divane. Aq më i vështirë rrugëtimi, aq më shumë do t’ju ndryshojë.


TË NGJASHME