HomeTeknologji

Gjashtë mënyrat për të mos u dukur kurrë keq në foto

Për t’u dukur sa më bukur në foto, ne kemi pyetur ekspertët. Shikoni këto këshilla se si të dukeni tërheqës/e në foto.

Mendoni mendime të këndshme

Kjo mund të duket një gjë e rëndomtë, por nganjëherë është mënyra më e mirë për të pasur një dukje sa më realiste duke menduar për diçka të këndshme: një moment të veçantë, një kujtim të këndshëm, ose diçka që ju kanë thënë në fëmijërinë juaj. Mendimet e vërteta të lumturisë ndihmojnë të keni një buzëqeshje të sinqertë.

Punoni në shprehjet e fytyrës dhe pozën

Nëse keni buzë të hollë, ndani pak dhe fryni pak për të bërë buzët të duken më të fryrë. Ato që kanë fytyrë të rrumbullakët duhet të shmangin shfaqjen e fytyrës drejt në kamerë, lehtësisht ktheni kohën pak në njërën anë. Nëse mjekra juaj është më në brendësi, shtyni nofullën pak para për të balancuar profilin kur fotografoheni nga anash.

Gjeni buzëqeshjen e duhur

A e keni vënë re  se si të famshmit shfaqen në tapetin e kuq me të njëjtën buzëqeshje? Epo, është për shkak se kanë gjetur atë që është më e mira për ta. Merrni telefonin dhe bëni disa foto deri sa e gjeni buzëqeshjen e duhur që jeni të kënaqur.

Jini të thjeshtë

Jini të thjeshtë. Mos bëni poza që nuk duken natyrale, jini të relaksuar dhe ndjehuni rehat.

Drita e duhur është çelësi

Këshilla bazë për t’u dukur bukur në foto është të gjeni dritën e duhur që kompleton fytyrën tuaj. Shmangni hijet që theksojnë të metat dhe shkaktojnë hije të errëta nën sy ose nën hundë. Ndriçimi i duhur duhet të jetë nga maja e ballit deri në fundi të mjekrës.

Nuk keni një anë të keqe

Fokusoni të gjithë energjinë që të shikoni në kamerë me plot besim dhe lehtësisht ktheni trupin tuaj nga njëra anë në tjetrën. Kjo do t’ju ndihmojë për të treguar format “wow”. /telegrafi


TË NGJASHME