HomePsikologji

Gjashtë tradita të çmendura që kanë çuditur botën

Të gjithë kanë përjetuar një shok për disa minuta kur kanë zbuluar detaje nga kultura në vende të ndryshme.

Gjithsesi, çdo shtet duhet vlerësuar për kulturën dhe traditat që ka.

Mbase nuk ju ka rënë rasti, por sot përmes këtij artikulli do të mund të mësoni gjëra të vlefshme për kultura të ndryshme:

Në Indi nuk i përdorin letrat higjienike

Shumë turistë do të habiten me faktin se në Indi nuk gjenden letrat higjienike në tualete. Nëse e vizitoni këtë vend, në tualete do të gjeni ujë të ngrohtë për pastrim. Përdorimi i letrës higjienike është një ide e keqe, pasi mund të bllokojë tubacionet dhe krijon mbetje ekstra.

Çiftet pas martesës nuk mund të shkojnë në tualet në Indonezi

Në komunitetin e Tidong në Indonezi, një çift i martuar nuk lejohet të shkojë në tualet për 3 ditë pasi martohen. Nëse e bëjnë këtë gjë, konsiderohet fat i keq për martesën e tyre. Të porsamartuarit mbikëqyren nga anëtarët e familjes së tyre, të cilët sigurohen që ata të mos e thyejnë këtë traditë, duke konsumuar sasi të vogla ushqimi dhe uji.

Pështymja në Massai është shenjë përshëndetëse

Nëse në shumë kultura, pështymja konsiderohet një veprim i pasjellshëm, në fisin Massai të Kenias, është mënyra e zakonshme e përshëndetjes dhe respektit. Anëtarët e fisit do të pështyjnë në duart e tyre para se t’ju takojnë. Këtë gjë ata e bëjnë edhe tek foshnjat e porsalindura dhe tek nuset për t’i bekuar për t’i sjellë fat.

Mos dhuroni një trëndafil të verdhë në Meksikë

Trëndafilat janë një dhuratë e bukur për të treguar emocion kudo në botë. Mirëpo, ngjyra e tyre në vende të ndryshme ka kuptime të caktuara. Në Meksikë, është më mirë të dhuroni një trëndafil të kuq tradicional, sepse në kulturën meksikane trëndafili i verdhë do të thotë vdekje.

Vonesat në Venezuelë

Nëse merrni pjesë në një ngjarje, takim ose mbledhje në Venezuelë është e zakonshme që njerëzit vijnë më vonë se orari kur ishte planifikuar takimi. Pse? Ata gëzojnë një ritëm të relaksuar kur bëhet fjalë për biznesin dhe ngjarjet e mëdha shoqërore.

Mos i trokisni gotat kur pini në Hungari

Kur të vizitoni Hungarinë, mund të habiteni kur të zbuloni se njerëzit nuk i trokasin gotat në një bar. Kjo traditë historike vjen nga viti 1848, kur Austria e mposhti revolucionin hungarez dhe festuan duke i trokitur gotat. Si rezultat i kësaj, hungarezët vendosën të mos i trokasin gotat për 150 vite. 


TË NGJASHME