HomeLifestyle

Gjej lumturinë

Një grup prej 50 vetash po merrnin pjesë në një seminar.

Papritur folësi u ndal dhe vendosi të bëjë një aktivitet në grup. Ai vendosi që ti jepte secilit prej të pranishmëve nga një tollombac. Secilit iu kërkua të shkruante emrin e vet me një stilolaps mbi tollombacin që kishin marrë. Pastaj të gjitha tollombacet u mblodhën dhe u vendosën në një dhomë tjetër.

Më pas këtyre delegatëve iu kërkua që të futeshin në dhomën ku ishin të gjitha tollombacet dhe të gjenin se cila ishte ajo që mbante emrin e tyre brenda 5 minutave. Të gjithë filluan të kërkonin furishëm për emrin e tyre, filluan të përplaseshin me njëri tjetrin dhe u krijua një kaos i vërtetë.

Në fund të 5 minutave, askush nuk mundi të gjente tullumbacin që mbante emrin e vet.

Më pas iu kërkua secilit të kapte një tollombace çfardo dhe t’ja jepte personit me emrin e shkruar mbi të. Brenda disa minutash të gjithë kishin tullumbacin e tyre.

Folësi më pas tha “Kjo po ndodh në jetën tonë. Të gjithë janë duke kërkuar furishëm lumturinë përreth duke mos ditur se ku ajo gjendet.

Lumturia jonë qëndron në lumturinë e njerëzve të tjerë. Jepu atyre lumturinë e tyre dhe ju do të merrni tuajën.

Dhe ky është qëllimi i jetës njerëzore…ndjekja e lumturisë. “

M.D/GotaNews


TË NGJASHME