HomeShëndeti

Gjëja e vetme që duhet të bëjmë që mos të hamë shumë është kaq e lehtë!

Nëse qëllimi juaj është të konsumoni pak, me siguri që keni lexuar se duhet të hani në racione të vogla. Tani shkenca sugjeron se ulja e oreksit mund të jetë aq e thjeshtë sa të dëgjoni veten teksa hani.

Gjatë kërkimeve nga dy universitete, nga ai “Brigham Young” dhe ai i Kolorados, u kërkua 182 studentëve të hanin biskota me sa më shumë zhurmë të mundnin, sa më qetësisht që mundeshin dhe në mënyrë normale.

Ata që e konsuamuan me zhurmë, hëngrën më pak se grupet e tjera. Por edhe njerëzit që hëngrën shumë qetësisht hëngrën më pak se ato që hëngrën normalisht.

Autorët mendojnë se ky ushtrim i bëri njerëzit që të hanin më shumë me mendje, kështu që çdo kafshim jepte më shumë kënaqësi.

Përfundimi? Ju ndiheni më të kënaqur para se të arrini fundin e pjatës.

Studimi u përsërit edhe me ushqime të tjera, mish, patate, si dhe te strategjia e vendosjes së ushqimit, për t’i ndihmuar pjesëmarrësit që të përqendroheshin në tingujt e të ngrënit.

Sa më shumë njerëzit dëgjonin zhurmën e ushqimit të tyre, aq më pak ata konsumonin.


TË NGJASHME