HomePolitikë

Gjekmarkaj: Opozita e çoi krizën e Shqipërisë në të gjitha kancelaritë europiane

Sot në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” po diskutohet për opozitën e vendit, për rolin që ka ajo dhe për faktin se çfarë aksionesh do të ndjekë në vazhdim.

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati deklaroi se beson se kriza në vendin tonë nuk lidhet vetëm me reformën zgjedhore, ku e ka vënë theksion opozita, por kjo krizë është shumë e thellë.

Ndërsa, analisti Agron Gjekmarkaj tha se Rilindja sot ngjan me një kufomë politike në dyert e Bundestagut, pasi nuk ka plotësuar kushtet që kishte vendosur Gjermania, ndër të tjera edhe për shit-blerjen e votave. Për Gjekmarkajn, opozita ka meritën se arritur të bëjë me dije krizën e Shqipërisë në kancelaritë europiane.

Erl Murati: Besoj se kriza politike këtu është shumë dimensionale. Kriza politike nuk është vetëm te reforma zgjedhore. Unë besoj se Basha ka ulur tonet, sepse ata ndoshta kanë kuptuar se zërat e fuqishëm nuk janë aq efektive. Po ashtu, edhe ndërkombëatrët kanë thënë mesazhet e veta e Basha ka reflektuar dy herë.

Agron Gjekmarkaj: Unë besoj se opozita do që t’ju japë besim njerëzve. Edi Rama duhet të kishte rënë, por nuk ra sepse e mbajtën ndërkombëtarët. Opozita mendoj se ka evidentuar krizën, ka reaguar përmes protestave. Opozita ia doli që ta bëjë me dije këtë krizë në arenën ndërkombëtare. Nëntë kushtet e opozitës e kanë shndërruar Rilindjen në kufomë politike në portën e Brandenburgut. Mendoj se opozita do të dominojë lajmet, me strategjitë e saj.

Gazetari Fahri Balliu bëri një deklaratë të fortë teksa tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është si një komision sanitar.

Duke vlerësuar sjelljen e opozitës, Balliu deklaroi se drama më e madhe e kryeministrit Edi Rama nuk ka qenë fakti se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin negociatat Maqedonisë së Veriut.

“Opozita ka zgjedhur mjetet e duhura. Fondamentale përballë kësaj qeverie është lufta e paepur me protesta të fuqishme për të ndalur recensionin, si recesion kombëtar të Shqipërisë. Opozita zgjodhi një qëndrim kombëtar. Kemi këtë Shqipëri të zezë. Të gjitha kërkesat e opozitës, siç kanë qenë, mbeten në tavolinë dhe nuk lëvizin. Komisioni i Reformës Zgjedhore është si komision sanitar, ndaj sjellja e opozitës duhet kuptuar si mençuri e saj për t’i dhënë mundësinë vendit të dalë nga ky recension kombëtar.

Të marrësh përsipër të mbrosh Ramën dhe sjelljen e tij qeveritare është bërë shumë e vështirë. Asnjë lloj sjellje e tij nuk është normale. Ky njeri i ka vënë kazmën këtij vendi dhe po përpiqet opozita me një sërë gjetjesh, mënyrash, që t’iu ruajë shpresën këtij populli, që të dalin në luftë, t’i bashkohen në demonstrata. Drama e Ramës nuk fakti që nuk do t’i hapeshin negociatat Shqipërisë, pasi këtë e dinte, por nëse do t’i hapeshin Maqedonisë së Veriut. Rama ka bërë gjithçka që të mos futej dhe Maqedonia.

Gjekmarkaj tha se nuk do të ketë më protesta nga opozita, pasi sipas tij, kriza politike ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe i takon një tjetri arbitri.

Gjekmarkaj u shpreh se gjithçka në vendin tonë po monitorohet nga ndërkombëtarët, dhe kryesisht Bundestagu gjerman, jo thjesht për të hapur negociatat, por për të qenë një demokraci modeste.

“Kriza ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe i takon një tjetër arbitri. Në këtë pikëpamje, opozita nuk ka arsye pse e vijon rrugën e forcës dhe protestave. Gjë çdo monitorohet dhe shikohet nga ndërkombëtarët, kryesisht Bundestagu gjerman, jo thjesht për të hapur negociatat, por për të qenë një demokraci modeste, e thjeshtë. Pjesëmarrja e opozitës në Reformën Zgjedhore është gjëja e duhur, nuk është kthim në sistem, pasi opozita nuk kishte dalë plotësisht nga sistemi. Unë e lexoj si pozitive këtë. Edhe nëse palët ulen, siç u ulën në Maqedoni, nuk ka problem. Por, nuk e shoh këtë vullnet nga Rama, siç bëri Zaev.

Rama nuk po bën asgjë, përkundrazi ka angazhuar batalionët e shumtë që ka, për t’i lëshuar ndaj opozitës. Opozita jo se nuk ka probleme, por se ne kemi probleme shumë më të mëdha. Ne duhet të shkojmë drejt një pakti kombëtar, se me këtë rrugë nuk do t’i arrijmë dot kushtet për të hapur negociatat. Rama nga njëra anë ka dështimin, që nuk e pranon dhe ja hedh Macronin, dhe kjo është një turp, nga ana tjetër kemi kryebashkiakët e tij që bien si fiq të thatë, të lidhur me krimin. Rama nuk ndihet rehat me njerëz normal, shkoi e kapi njerëz të tillë, edhe pse ishte vetëm në zgjedhje”, tha Gjekmarkaj.


TË NGJASHME