HomeLajme

Gjen telefonin e humbur në xhungël, i riu nuk u beson syve kur sheh fotot e shkrepura nga hajdutí

Nëse humbni telefonin tuaj në xhungël nuk prisni që të gjeni foto në të apo jo? Kush do t’i shkrepte fotot nëse në xhungël ka vetëm kafshë?! Epo nga historia e një të riu nga Malajzia do të kuptoni shumë gjëra.

Zackrydz Rodzi poa se kur u zjgua nuk e gjeti telefonin e tij pranë krevatit dhe menjëherë mendoi se ia kishin vjédhur, në fakt po, por jo nga njeriu dhe askush nuk mund ta merrte me mend se kush është i dyshuari kryesor.

Rodzi

Rodzi mori telefonin e të vëllait dhe filloi t’i binte ziles për të gjurmuar të tijin dhe pas shumë kërkimesh ai e gjeti telefonin e tij në pyllin më të afërt të shtëpisë.

Telefoni ishte hedhur në baltë por “hajdùti” kishte lënë prova në të.

“Hapa galerinë e fotove dhe boom! Gjithçka ishte e qartë, qindra foto selfie”, tha Rodzi.

Në telefon u gjetën selfie nga majmuni që kishte marrë telefonin, i cili përveç vetes kishte fotografuar edhe natyrën dhe një majmun tjetër. Rodzi tha që sa më shumë foto shikonte aq më shumë i kalonte inatin për vjédhjen, pasi ishte i mahnitur se si majmuni kishte zbuluar të bënte foto dhe madje disa shumë të qarta.

Në mesin e shkrepjeve kishte dhe foto mjaft artistike si këto të dyja.

Ja një vështrim më i plotë i asaj që Rodzi gjeti në telefonin e tij:

Këtu keni dhe videon e filmuar nga majmuni:

Burimi: The DoDo | Përktheu dhe përgatiti: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME