HomeLajmi i Fundit

Gjenden katër trupa në anijen e fundosur në Danub

Ekipet e shpëtimit nisën operacionin për të nxjerrë një anije turistike që u përmbyt në lumin Danub në Budapest, muajin e kaluar, ku arritën të gjenin trupat e katër viktimave të bllokuar në anije.

Anija Mermaid transportonte turistë të Koresë së Jugut kur u përplas me një anije lundrimi dhe u fundos, duke shkaktuar vdekjen e 20 njerëzve dhe tetë të tjerë të zhdukur.

Përpara se Mermaid të nxirret plotësisht, zhytësit hyjnë në anije për të parë nëse ka trupa të bllokuar brenda, thanë zyrtarët.

Ekipi i cili punoi në nxjerrjen e anijes nga lumi Danub, në Hungari, njoftoi se katër trupa janë gjetur brenda në anije këtë të martë,

26 turistë dhe dy hungarezë kanë vdekur në katastrofën më të keqe që ka ndodhur në këtë lumë, të paktën për gjysmë shekulli. Trupat e të katër viktimave tani gjenden në karantinë.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan ditëve të fundit nga nivelet e larta të ujit, të shkaktuara nga shirat. Kapiteni i anijes së lundrimit u arrestua nën dyshimet për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.