HomeLajmi i Fundit

Gjendet i pajetë në shinat e trenit, ky është 17-vjeçari shqiptar që vdiq në Zvicër

Personi që shihni në foto është Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeçar nga Thuni, me prejardhje nga rrethi i Pejës, i cili ka humbur jetën tragjikisht pak ditë më parë, në shinat e trenit në qytetin Thun të Kantonit të Bernës, Zvicër.

Trupi i pajetë i adoleshentit u gjet mëngjesin editës së shtunë, dhe nuk u bë e mundur të identifikohej menjëherë.

hekurudha-thun-587x365

Por familja ka konfirmuar se bëhet fjalë për Leon (Lulzim) Sahiti, 17 vjeç.
Mbi bazë të të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale.

Në postimet në rrjetet sociale, halla e tij dhe të tjerë të afërm, kanë shprehur dhimbjen e madhe për këtë largim të parakohshëm të djalit.

leone2
leone1