HomeLajmi i Fundit

Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim, detajet e para

Roja i një objekti në ndërtim është gjetur i pajetë pasditen e sotme. Sipas policisë, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç, ku dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.