HomeRajon

Gjendet i vdekur në hotel konsulli grek

Konsulli grekVenezuelë, Angelos Charitos, u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në kryeqytetin Karakas të mërkurën në mëngjes, sipas mediave lokale.

Shenjat e para tregojnë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe patologjike pasi më parë diplomati ishte ankuar për dhimbje në gjoks, por nuk përjashtohet mundësia e një akti kriminal.

Policia ka marrë në pyetje dy femrat që kishin shoqëruar konsullin Angjelos Haritos, një natë më parë.

Ato kanë dëshmuar se 55 vjeçari kishte konsumuar alkool dhe se kishte ndjerë dhimbje në gjoks.

Konsulli u gjet i vdekur në hotelin Altamira Suites.


TË NGJASHME