HomeLajmi i Fundit

Gjendet i vdèkur në qelítë e Francës, familja e shqiptarit kërkon drejtësi: Ai mbante telefon…

Vdèkja e 29-vjeçarit shqiptar, Refik Mata në búrgun e Francës vijon të mbetet mister. Familjarët e tij kërkojnë drejtësi.

Ngjarja ka ndodhur më 17 dhjetor 2021 në një qelí në Tarascon të Francës. Autoritetet raportuan se vdèkja e shqiptarit erdhi si rezultat i një vetëvrásjeje, por familjarët nuk janë të bindur për këtë dhe e hedhin poshtë versionin e vetëvrásjes.

29-vjeçari ishte árrestuar për vjèdhje dhe dëními i tij do të zgjaste deri në shkurt të vitit 2024. Bekim Mata vëllai i Refikut, i cili jeton në Itali bashkë me pjesën tjetër të familjes e ka denóncuar këtë rast në media, ku shprehet se autoritete e búrgut nuk u kanë dhënë asnjë dokument i cili vërteton se 29-vjeçari është vetëvrárë. Bekimi shprehet ai ka komunikuar vazhdimisht me vëllain, pasi ky i fundit mbante një telefon në qelí.

Sipas Bekimit, vëllai nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim. Më pas Refiku kishte komunikuar me një mik të tij deri në orët e para të mëngjesit të 17 dhjetorit. Edhe mikut, Refiku nuk i kishte thënë asgjë shqetësuese.

Ndërkohë në një foto të dërguar për Abcnews.al, vëllai i viktimës, pretendon se brenda qelisë, zilja e emergjencës ishte jashtë funksionit.

Sikur të mos mjaftonte, mungesa e dhënies së informacionit nga ana e autoriteteve të burgut në Tarascon në Francë, ata nuk kanë pranuar edhe tërheqjen e trupit të viktimës. Bekimi shprehet për Abcnews.al, se trupin e ka marrë 12 ditë pasi vëllai i tij kishte ndërruar jetë.

Me rastin në fjalë është marrë avokatja Julie Boano, e cila disa ditë pas ngjarjes së rëndë shkoi në qelinë e burgut së bashku me familjarët e viktimës për të marrë sendet e tij personale. Familja e të ndjerit përmend një rast në 7 Tetor kur Refiku është shfaqur i dhunuar në një seancë ku do të flitej për përjashtimin e tij drejt Shqipërisë dhe të mos kthehej më në Francë. Sipas familjarëve, ai ka pasur shenja të dukshme të dhunës në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Pse dyshoni se vëllai juaj nuk ka kryer vetëvrasje?

Bekim Mata: Dyshoj sepse nuk kam akoma, asnjë dokument me shkrim lidhur me vdekjen e tij. Nuk kam asnjë dokument nga autoritet franceze, se si ka ndodhur ngjarja.

Gazetari: Pra ju thoni se diçka tjetër ka ndodhur me vëllanë tuaj?

Bekim Mata: Jo, vëllai im nuk ka kryere vetë vrasje, kurrë. Sepse unë 2 ditë para ngjarjes, kam pasur takim me të.

Gazetari:  Nga kontaktet e fundit që kishit me vëllanë tuaj, a të ka lënë dyshime, për diçka që mund ta shqetësonte?

Bekim Mata: Vëllai im ka pasur telefon në dhomë. Unë kam biseduar me të deri në 00:00, me tim vëlla. Pastaj ai ka biseduar me një shok të tij, deri në orën 03:30 të mëngjesit.

Gazetari: Po nga ana shëndetësore kishte ndonjë shqetësim?

Bekim Mata: Jo, ai ishte shumë mirë nga shëndeti.

Gazetari: Si sillej vëllai, pasi nisi dënimin? A ndryshoi sjellja e tij ?

Bekim Mata: Jo, ishte shumë i qetë. Kishte 3 muaj që kishte filluar punë, në burg. Edhe unë nga jashtë i mundësoja të gjitha kushtet që i nevojiteshin brenda. Ishte vetëm pak i mërizut se më datë 8 tetor kishte një gjyq të “expulse” dhe nuk ja pranuan. Po unë me avokaten ja patëm apeluar, dhe në shkurt do të dilte në gjyq të apelit. Me anë të celularit, sa herë që mërzitej flisnim me të. Bisedonte me familjen për dite dhe pse ishte brenda. Atë natë bisedoi edhe me djalin tim të vogël.

Gazetari: Kur keni arritur ta merrni trupin e vëllait, pasi thatë se në fillim nuk jeni lejuar për ta tërhequr?

Bekim Mata: Trupin e vëllai e kam marrë, mbas 12 ditësh, nga dita e vdekjes. E kam marrë nga Franca  për në Zvicër dhe me avion më pas në Prishtinë.

Gazetari: Çfarë kërkon nga autoritet shqiptare?

Bekim Mata: Kam bërë denoncim në autoritet shqiptare dhe nuk kam asnjë përgjigje deri më tani. Si nga avokati i popullit, si nga ministria e jashtme dhe si nga Prokuroria e Përgjithshme. I bëj apel shtetit shqiptar nga ana juridike të ndërhyjë për të marrë vesh të paktën si ndodhi.  E di që vëllanë tim nuk ma ngjallin dot, po të paktën një letër me shkrim, si, tek, qysh, si ndodhi.  Këtë kërkoj nga autoritet shqiptare dhe franceze.

Burimi: ABC


TË NGJASHME