HomeLajmi i Fundit

Gjendet i vdekur shqiptari në Belgjikë, dyshimet e para

Ditën e sotme një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Vinderhoute, Lievegem të Belgjikës.

Mediat vendase raportojnë se trupi i 40-vjeçarit ndodhej në një kanal, ndërsa në trupin e tij kishte shenja dhune.

Sipas policisë, trupi i shqiptarit u zbulua nga një kalimtar rreth orës 8.30 të mëngjesit, i cili ka njoftuar autoritetet.

Polica është shprehur se shqiptari është vrarë, ndërsa identifikimi i viktimës ende nuk është bërë publik.