HomeLajmi i Fundit

Gjendet një kafkë në Prishtinë

Një person ka raportuar se në stadiumin “1 Tetori”, në Prishtinës, është gjetur një kafkë e cila dyshohet se është e njeriut.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori dhe sipas policisë, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Kosovapress/