HomeLajmi i Fundit

Gjendet një kufomë në bregdetin e Durrësit, detajet e para

Paraditen e sotme në bregdetin e Durrësit është gjetur e pajetë një grua,identiteti i sëcilës nuk dihet akoma.

Policia e Durrësit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar, ku thuhet se kufoma është e seksit femër, por ende e paidentifikuar.

Mësohet se ka qenë një anije peshkimi që ka pikasur kufomën në det.

Informacion paraprak
Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1,Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes

K.S/GotaNews