HomeLajmi i Fundit

Gjendet një person i pajetë, dyshimet e para

Një person është gjetur i pajetë në Qerret të Kavajës rreth orës 08:00 të mëngjesit nga peshkatarët e zonës, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës.

Mësohet se ai mund të jetë mbytur aksidentalisht, pasi në trup nuk  ka shenja dhune.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

K.S/GotaNews