HomeSociale

Gjendet një tjetër trup i pajetë

Gjendet një trup i pajetë pranë lumit Devoll në Gramsh. Trupi është gjetur në fshatin Cekrëz.

Sipas burimeve të para trupi i takon Besnik Tabakut, rreth 50 vjeç.

Paraprakisht thuhet se viktimës nuk u janë konstatuar shenja dhune.

Mësohet se ai ishte larguar një ditë më parë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer në mbrëmje. Kjo ka shqetësuar familjarët të cilët kanë lajmëruar policinë. Pas kërkimeve ai u gjet i pajetë pranë lumit.

DJE U GJET NJE TJETER TRUP I PAJETE

Trupi pajetë i një personi të seksit mashkull është pikasur mëngjesin e së dielës nga peshkatarët durrsakë, rreth 4 milje larg bregut të detit. Kufoma e dekompozuar kishte rënë në rrjetat e peshkarexhës “Emiliano”, ekuipazhi i së cilës lajmëroi rojën bregdetare. Trupi i pajetë u përcoll drejt morgut të Spitalit të Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ekzaminimeve të mjekëve ligjorë. Këta të fundit nuk konstatuan shenja dhune në kufomën e dekompozuar, duke lënë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me vrasje. Referuar informacionit zyrtar të Policisë, viktima ishte i veshur me rroba dhe me gjymtyrë shumë të dëmtuara, të dekompozuara nga lagështira.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore, kufoma rezulton e dekompozuar dhe duhet të ketë më shumë se një muaj në det. Dyshohet që ai të jetë mbytur, megjithatë nuk përjashtohet pista që të jetë vrarë dhe më pas të jetë hedhur në det për të humbur gjurmët. Kjo për shkak se, ndryshe nga informacioni zyrtar i sjellë nga Policia, burime jozyrtare bëjnë me dije se trupi i tij ka qenë i mbështjellë me natriban.


TË NGJASHME