HomeLajme

Gjendet një trup i pajetë në gropë, detajet e para

Policia e Kosovës ka thënë se trupi i pajetë që u gjet në Gadime dyshohet se është i 23-vjecarit, Shqipdon Aliu, që u zhduk para një jave.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (të gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tregon se ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje.

“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendndodhjen e personit, për ç’ka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policine e Kosovës”, ka thënë Hoxha.


TË NGJASHME