HomeSport

Gjendet në shtratin e Kanalit të La Manshit avioni i Sala

Aeroplani që mbante sulmuesin e humbur të Cardiff, Emiliano Sala u gjet në kanalin e Lamanshit ndërkohë që lajmi I eshte njoftuar edhe familjes së tij.
Një barkë kërkimi e ka pikasur rrënojat në shtratin e detit të Kanalit të La Manshit të dielën në orën 9 të mëngjesit, pas një kërkimi të drejtuar nga David Mearns, një eksplorues detar i cili ka punuar së bashku me Degën e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB).
Aeroplani që mbante Sala dhe pilotin e tij, Davidit Ibbotson, u zhduk ndërsa fluturonte mbi Kanalin e La Manshit më 21 janar.
Policia e Guernseyut pushoi së kërkuari Sala dhe Ibbotson tre ditë më vonë, me zyrtarët që thonin se shanset e tyre për të qënë gjallë ishte tepër të vogla.
Një kërkim i financuar privatisht për aeroplanin filloi me GoFundMe. Ekipi kishte zvogëluar zonën e kërkimit në vetëm dhjetë kilometra katrorë, me aeroplanin e gjetur përfundimisht 38.4 kilometra në veri të Guernsey, pasi kërkimi kishte rifilluar në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sala i ishte bashkuar Cardiffit për një tarifë rekorde nga pala franceze Nantes më 19 janar dhe Cardiff nderoi Sala përpara ndeshjes të së shtunës me Bournemouth, të parët që kishin luajtur në shtëpi qëkur aeroplani u zhduk.
Mbetjet e aeroplanit që mbanin në bord Emiliano Sala dhe David Ibbotson janë gjetur,” tha Mearns për Sky News.
“Ishte pikasur më parë këtë mëngjes nga ekuipazhi im në bordin e Morvenit dhe, ashtu sikurse e thotë marrëveshja me AAIB sapo aeroplani ishte gjurmuar dhe pozita ju kalua atyre të GEO Oqeani III, pastaj u zhvendosën mbi rrënojat dhe kanë kryer hetimet ROV (operacione me mjete te telekomanduara).”
“Ky është rezultati më i mire I mundshëm që mund të kishim shpresuar për familjet, por sonte ata kanë dëgjuar lajme shkatërruese dhe për respekt të familjeve te tyre nuk do të komentoj më për atë që ka ndodhur.”
“Gjithçka mund te them është se në shtratin e detit ndodhen një sasi e konsiderueshme rrënojash”


TË NGJASHME