HomeSociale

Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në kanal në Holandë. A ka lidhje me vrasjen e Festim Latos?

Një trup i pajete eshte gjetur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit. Mediat vendase shkruajne se ka dyshime se ai eshte i nje shqiptari, por pa dhene detaje te tjera rreth identitetit. Vetem shkruajne se trupi i vdekur i takon një shqiptari 43 vjeç.

Ai ishte raportuar si i humbur prej disa kohësh. Nuk ka ende te dhena se si trupi i pajetë i shqiptarit ka përfunduar në këtë kanal në Holandën Veriore.

Media vendase shkruajne se ka qene nje kalimtar qe ka parë trupin qe pluskonte ne uje dhe ka thirrur menjëherë policinë. Sipas hetimeve te para policia dyshon se eshte i nje shqiptari.

1

Forcat policore po kryejnë hetime të gjera për vdekjen e dyshimtë. Mediat kryesore në Holandë thonë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ekzekutimin e Festim Latos, i vetëshpallur president i Çamërisë.

Kujtojme se Festim Lato, president i vetëshpallur i Çamërisë u gjet dje i vdekur në Holandë, vend ku jetonte prej disa vitesh.


TË NGJASHME