HomeSociale

Gjendja e rënduar, Italia përgatit paketën anti-koronavirus

Italia, është padyshim shteti europian që po përballet më shumë me pandeminë koronavirus. Për të bërë të mundur sadopak lehtësimin e qytetarëve, qeveria italiane ka përgatitur një plan masash anti-koronavirus.

Drafti parashikon ndihma për shëndetin, familjet, bizneset dhe punëtorët që janë vetëkarantinuar këto ditë, ndihma specifike për turizmin, si dhe prodhimin e maskave italiane.

Në draftine projektuar nga qeveria, 1.5 miliardë euro, do të shkojnë për financimin e nevojave standarte ushqimore kombëtare dhe 1.5 miliardë euro për urgjencat kombëtare, të ngitura nga Mbrojtja Civile.

Në këtë paketë ndihmash,parashikohet edhe ndihma për të punësuarit ose të vetëpunësuarit, të cilët do të përfitojnë 50% të pagës.

Gjithashtu parashikohet fondi “universal” për të gjithë sektorët; ngrirja e të gjitha pagesave të taksave dhe kontributeve të 16 Marsit të paktën për një javë; zgjatje për pagesat e TVSH-së, dhe mbajtjen e burimeve dhe kontributeve.


TË NGJASHME