HomeSociale

“Gjendja e shtet-rrethimit do të vazhdojë”, Rama u bën thirrje të gjithëve të anulojnë planet e fundjavës

Nëpërmjet një statusi Facebook, kryeministri Edi Rama u ka bërë apel të gjithë personave që janë larguar nga Tirana dhe nga Durrësi për fundjavë, të kthehen brenda ditës së hënë. Sipas tij, gjendja e shtet-rrethimit do të vazhdojë.

Rama gjithashtu u bëri thirrje të gjithë personave që jetojnë në Tiranë dhe Durrës, të mos planifikojnë asnjë udhëtim fundjave jashtë perimetrit të vendosur nga qeveria.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË AKTUALISHT BRENDA PERIMETRIT, TË SIGUROHET QË TË MOS PLANIFIKOJË LËVIZJE JASHTË PERIMETRIT NË FILLIMJAVËN E ARDHSHME (DUKE SHFRYTËZUAR HAPJEN E RRUGËVE NGA E DIELA NE MESNATË DERI TË HËNËN NË 08.00) SEPSE MUND TË MOS RIHYJË DOT!

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

FRIKË JO, KUJDES PO!


TË NGJASHME