HomeLajmi i Fundit

Gjenerali Ahmetaj i kujton grekëve marrëveshjen e Uashingtonit: Po flas përtej të drejtës së medias…

Gjatë ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, gjenarali Piro Ahmetaj, dha mendimin e tij lidhur me zgjerimin e Greqisë në ujërat territoriale, të cilat janë diskutuar nga të gjithë krerët shqiptarë.

Ahmetaj shkruan sot në rrjetet sociale: “Përtej të drejtës se medias për “temperaturën e titujve” duhet të qartësoj:

1. Besoj dhe uroj që të jenë “të pavërteta” qoftë: (a) planifikimi për të rritur prezencën në Othonoi; qoftë (b) edhe citimi nga gazeta “TA NEA” i Kryeministrit Mitsotakis se “vendi i tij fillimisht do të zgjerojë 12 milje, sipërfaqen e ujërave territoriale dhe më pas të shkojë në gjykatë!”

2. Ndërsa nësë çdo shtet mundet të bëjë “ç’të dojë në tokat e veta!”, nënvizoj se kjo i takon një qasje që Greqia në 1952 dhe Shqipëria në 2009 e kanë lenë pas me kohë dhe me vakt!

3. Në të kundert, masat e mirëbesimit reciprok; largësitë e vendosjes së kapaciteteve; rritja e prezencës dhe stërvitjet ushtarake, etj në kufijtë ndërshteterore janë në themelet e Marreveshjes së Washingtonit si dhe të mirë-përcaktuara në direktivat e miratuara nga të gjitha vendet e NATO-s!