HomeSport

‘Gjeniu i futbollit’ triumfon sërish

“Fenomen”, “Mjeshtër” apo “Gjeni”? Apo ndoshta më mirë “nga një tjetër planet”. Këto janë titujt kryesorë të disa prej mediave më prestigjoze në botë dhe të gjitha këto superlativa, i drejtohen vetëm një njeriu: Lionel Messi.

Në të përditshmet spanjolle, e sidomos ato katalanase, kanë ekzaltuar sulmuesin argjentinas. “Pleshti” mahniti edhe njëherë botën e futbollit duke i shënuar dy gola Liverpoolit, ku spikat supergoli i dytë. E për këtë arsye, nuk kanë si të mungojnë epitetet dhe elozhet e shumta. Në mediat iberike, gjithashtu theksohet se me këtë fitore dhe me Messin në ekip, Barcelona eshte favoritja kryesore për të fituar Champions League.

Në mediat angleze edhe pse në një dyzim emocionesh, nuk ka se si të mungojnë elozhet për atë që cilësohet si “gjeniu i futbollit”. Ndërsa, për “The Reds” e Jurgen Klopp, shanset për kualifikim janë të pakta.


TË NGJASHME