HomeLajme

Gjërat e çuditshme që Google bën dhe ju nuk ia kishit idenë se egzistonin

Google ka ndryshuar jetën tonë apo jo? Eshtë bërë shumë e vështirë të imagjinojmë jetën tonë pa ndihmën e Google….pasi pajisja e kërkimit na e ka lehtësuar jetën.

Më poshtë ne do ju tregojmë gjërat që mund të bëni në Google përveç se të kërkoni informacionet që ju duhen:

1-Zerg Rush

Kërkoni Zerg Rush dhe do shihni që të gjitha kërkimet tuaja do të zhduken. Kërkimi do ju dërgojë në një faqe ku të gjitha shkronjat e alfabetit bien një nga një.

2-Blink HTML

Kërkoni në Google ‘Blink HTML’ dhe do shihni që ky shkrim do zhduket dhe do shfaqet sërish brenda sekondave.

3-Shake It Trick

Kjo gjë do hapë direkt aplikacionin e YouTube dhe do fillojë të dëgjohet një këngë me ikonën e YouTube-it. Dërgojani linkun miqve tuaj dhe pyesni se çfarë po shikojnë.

4-Atari Breakout

Ndiheni të mërzitur? Provoni të shkruani në google këtë fjalë. Shkoni tek imazhet dhe kërkoni ‘Atari Breakout’ e pas disa sekondash faqja juaj do të kthehet në një ekran loje.

5-Recursion

Ky është një stil shumë interesant. Kërkoni në google fjalën ‘recursion’. Do ju shfaqen rezultate normale. Tani ajo që duhet të bëni është të klikoni tek fjalia që ju shfaqet në fillim ‘did you mean recursion” dhe do ju duket sikur keni mbetur në kurth.

6-Gravity

Nëse kërkoni këtë fjalë në google do ju duket sikur çdo gjë do bie poshtë. Kërkoni në Google fjalën ‘google gravity’ , injoroni sygjerimet që ju vijnë dhe klikoni ‘I’m feeling lucky’. Tani mund ta shihni faqen kokëposhtë.


TË NGJASHME