HomeSociale

Gjërat që bezdisin partnerin tuaj

Ndoshta mund të keni gjuhë të përbashkët me partnerin tuaj, por nganjëherë ai mund të bezdiset nga gjërat që i bëni ju.

Ju pastroni gjërat që ai ka pastruar më parë? Mos, kjo është gabim. Bashkëshorti juaj mund të ndjehet se ju nuk po e vlerësoni ndihmën e tij. Jepni vetes kohë sepse mund t’i ribëni të nesërmen.

Ju vazhdimisht kritikoni veten. Konsiderohet normale nëse keni pasur një ditë të vështirë dhe kërkoni mbështetje emocionale nga ai, por në rast se kalon në rutinë, mund ta acaroni partnerin tuaj.

Kaloni një kohë të gjatë në telefon. Kjo jo vetëm që nuk ju lejon të jeni të pranishëm në shoqërinë e njerëzve, por e bën edhe partnerin të ndihet i padëgjuar, i padukshëm dhe i parëndësishëm.

Ju ndoshta e dëgjoni kur flet ai, por e bëni në mënyrë selektive, andaj përqendrohuni më shumë në bisedën që ai ndan me ju.

Ju i plotësoni mendimet e tij kur ai bisedon me të tjerët. Në rregull, mund të duket e këndshme në disa raste kur i përfundoni fjalitë e partnerit pasi kjo tregon se sa të lidhur jeni me njëri – tjetrin, por kur bëhet në mënyrë të përsëritur atëherë mund të kthehet në një frustrim.

Momenti kur nuk u përgjigjeni teksteve të tyre. Sado që jeni i zënë me punë, një “çkemi” do të kryente punë.


TË NGJASHME