HomeLajme

Gjërat që çdo baba i një vajze duhet të mbajë mend

Lidhja mes babait dhe vajzës është kaq e fuqishme saqë arrin të përcaktojë rrugëtimin e vajzës përgjatë jetës. Studimet tregojnë se fëmija që është rritur me një baba të përkushtuar ka më shumë shance të jetë emocionalisht i sigurtë, ka jetë sociale më aktive si dhe ka vetëvlersim të larte.
Një baba duhet ta marrë parasysh këtë studim dhe të kujtojë se nga ai varet rritja e vajzës së tij.

Ai jep shembullin sesi vajza e tij duhet të trajtohet nga meshkujt e tjerë. Marrëdhënia që prindërit kanë mes tyre është shembulli që vajza e tyre do ndjekë në jetë. Respekti që babai ka ndaj nënës duhet të jetë pikërisht ajo që ai do donte që një mashkull tjetër ta trajtonte vajzën e tij.
Eshtë e rëndësishme që babai ti thotë herë pas here vajzës së tij se ajo është e bukur.

Vajzat dyshojnë në veten e tyre shpesh herë. Influenca që marrin nga rrjetet sociale i bën që ta krahasojnë veten e tyre me normat e bukurisë që janë vendosur në vende të ndyrshme.
Baballarët duhet ti kushtojnë vëmendje dhe ti rikujtojnë se janë të bukura si fizikisht ashtu dhe shpirtërisht.

Vajzat duan që babai i tyre ti dëgjojë për çdo gjë që ajo po tregon. Pavarësisht moshës, një vajzë do të dëgjohet dhe kuptohet. Baballarët nuk duhet të injorojnë problemet që vajzat e tyre kanë pavarësisht sa të vogla dhe të pakuptimta janë.


TË NGJASHME