HomeKuriozitete

Gjërat që nuk do jenë kurrë si më parë pas karantine

Edhe pse kriza ka qënë shumë e madhe gjatë periudhës së izolimit njerezit duhet te vazhdojne te jetojne jeten dhe te punojne.
Mirëpo gjërat nuk do të jenë më njësoj. Themi këtë pasi njerëzit janë më të kujdesshëm ndaj higjenës gjithashtu respektojnë distancën e cila tanimë është kusht.

Mirëpo, cilat janë ato gjëra që nuk do jenë njësoj kur karatinimi të mbaroje?

Puna

Ekspertët kanë frikë se kjo do të çojë në mijëra nëse jo qindra mijëra humbje pune. Të tjerët mund të zbulojnë se ata janë të fuqizuar nga kriza. Me miliona fëmijë janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi, shumë njerëz janë të detyruar të hartojnë mënyra të reja për të siguruar të ardhura ndërsa kujdesen për të rinjtë.

Teknologjia

Asnjëherë në historinë e internetit nuk ka pasur një ndryshim kaq të papritur në mënyrën se si ne përdorim teknologjinë dhe internetin. Në pamundësi për të takuar njerëz ballë për ballë, bota papritmas është zhvendosur nga kontakti i drejtpërdrejtë në takime virtuale. Njerëzit po përdorin versionet e konferencës video në një mënyrë dhe në një masë që ata kurrë më parë nuk kanë bërë.

Koha e lirë

Asnjëherë më parë, njerezit nuk i kanë vlerësuar parqet e tyre aq sa tani.
Kjo ka bërë që miliona njerëz të dalin jashtë dhe të vrapojnë, të ecin apo thjesht të bëjnë ushtrime jashtë shtëpive të tyre për shkak të monotonisë. Në të njëjtën kohë, parqet janë mbyllur për publikun, plazhet janë bërë hapësira të ndaluara dhe njerezve u është thënë që të mos dalin në parqe.

Konsumi

Nëpër supermarkete ka pasur shitje të jashtëzakonshme gjatë periudhës së izolimit, por gjërat nuk duken mirë për të ardhmen.
Tashmë ka filluar gjithashtu që të përdoret shume dhe metoda “me porosi”, për blerjen dhe kjo mund ta ndryshojë shumë mënyrën e konsumimit dhe blerjeve edhe pasi periudha e izolimit të mbarojë. Njerëzit mund të preferojnë më shumë këtë opsion.


TË NGJASHME