HomeShëndeti

Gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë pasi të hani

Vajtja në shtrat menjëherë pas darkës apo drekës është një zakon shumë i dëmshëm. Përveç këtij zakoni, ka edhe gjëra të tjera që ju duhet të shmangni pas drekës ose darkës.

Duhani

Disa studime kanë treguar se pirja e duhanit menjëherë pas një vakti është e barabartë me pirjen e 10 cigareve në të njëjtën kohë. Ky zakon i tmerrshëm rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrëve dhe të mushkërive.

Hani fruta

Gjithmonë duhet të hani fruta para një vakti, jo pas, pasi frutat kërkojnë enzima të ndryshme për tretje. Për më tepër, sheqernat në fruta kanë nevojë për më shumë kohë për t’u përthithur plotësisht.

Gjumi

Duke shkuar në shtrat menjëherë pas ngrënies mund të shkaktojë siklet, fryrje dhe një ndjesi djegieje në stomak.

Dushi

Nëqoftëse ju bëni dush pas një vakti, ju rrisni qarkullimin e gjakut në këmbë dhe duar dhe kjo zvogëlon qarkullimin e gjakut në stomak. Për fat të keq, kjo dobëson sistemin tuaj të tretjes dhe mund të shkaktojë dhimbje stomaku.

Çaji

Pirja e çajit pas darkës mund të pengojë përthithjen e hekurit. Mungesa e hekurit shkakton anemi të manifestuar përmes lëkurës së zbehtë, dhimbjes së gjoksit, oreksit të dobët, këmbëve dhe duart e ftohta, dobësisë dhe marramendjes.


TË NGJASHME