HomeSociale

Gjërat që po na mëson koronavirusi

Duke marë shkas, edhe nga deklarata e kryeministrit z.Edi Rama, ku e tha qarte, se java e pare, e cila shënoi edhe rastet e para të personave të prekur nga koronavirusi. Java e dytë do të jetë ajo që do të dalin thuajse shumica e rasteve të prekura, dhe ne javën e tretë do shikohet për masa të tjera, deri atëherë nuk na mbetet gje tjetër veçse të qëndrojmë në shtëpitë tona, të izoluar.

Kanë kaluar së paku tri ditë, që deri diku,  njerëzit janë ndërgjegjësuar për të qëndruar në shtëpitë e tyre, dhe po i duket kaq e veshtire gjithe kjo situate.

Gjithë kjo situatë e krijuar, po na bën të përshtatemi me një realitet krejt  tjeter, nje realitet që nuk e kishim provuar më parë. Kjo historia e virusit është fiks si nje ngjajre “para dhe pas”.Në nje mënyrë ky virus bëri atë që shumë nga ne nuk e bënë dot, bëri që bota të gjunjëzohet  dhe të mendojë pak, në një pikë e meritojmë një ndëshkim prej nga kudo ku ka ardhur.

Shume njerëz në fakt e mendojnë akoma si një shtetrrethim situatën aktuale, ende nuk kanë arritur të reflektojne për asgjë, jetojnë akoma në realitetin sipërfaqësor të instagramit dhe modeleve klishe të botës moderne.

Le të shpresojmë se ndënja në shtëpi me familjarët tanë, do të na japë nja dy mësime të mira, nga ato mësimet e vyera shpirtërore. Le ta shohim këtë situatë me pak më shumë ngjyra, njeriu është qënie e përshtatshme, jemi përshtatur me çdo lloj gjëje në këto 30 vite demokraci, i thënçin, dhe po na duket kaq e vështirë të qëndrojmë me ata që janë aty për ne, edhe kur nuk janë fizikisht, familjarët tanë. Ndërgjegjësohuni njerëz!

Reagimi i Presidentit Trump

Presidenti Trump, e ka quajtur nje “mashtrim”, koronavirusin, në një fjalim të mbajtur posaçërisht për këtë të fundit, si dhe deklaroi se “një ditë do të zhduket si me magji”. Ndoshta në historinë e njerëzimit ka patur epidemi shumë më të mëdha sesa kjo që po kalojmë ne sot, por një gjë është e sigurt ama, më mirë që po i mësojmë që tani këto gjëra, sepse ky virus mund të jetë vërdallë për një kohë të gjatë, sepse edhe kur këto lloj virusesh zhduken, ato nuk largohen përgjithmonë.

M.D/ GotaNews


TË NGJASHME