HomeLifestyle

Gjërat që s’duhet t’i ndani kurrë me të dashurin

Ti ndan zemrën me të dashurin/ën tënd dhe në disa raste ndan shtratin, madje edhe qenin, por përtej këtyre gjërave që ju bëjnë të lumtur kur i ndani me të, ekziston një zonë tjetër. Ajo e privatësisë, që ju përket vetëm ju dhe askujt tjetër. Ka një listë me gjëra që do të ishte më mirë t’i mbanit për vete. 

1.Hapësirën dhe zakonet e tualetit

Ka çifte që janë të lumtur kur i lajnë dhëmbët bashkë në të njëjtën kohë, ka që bisedojnë ndërkohë që njëri po lahet dhe tjetri është ulur, ashtu siç ka të tjerë që janë rritur me kulturën e privatësisë absolute gjatë kohës që janë në tualet. Është e rëndësishme ta diskutoni me partnerin dhe nëse s’ndiheni mirë, mos lejoni kurrsesi të ndani një moment si ky.

2. Prehëset e thonjve

I dashuri yt mund të bëjë pjesë tek njerëzit që nuk i pastron thonjtë rregullisht, kështu që pse të marrësh mikrobe të tjera? Nëse nuk e dini, përmes thonjve merren infeksione të rënda bakteriale.

3. Miqtë dhe jetën sociale

Të keni miqësi të përbashkët është interesante, por është shumë e rëndësishme që secili të kalojë kohë me shokët/shoqet e tij/saj. Jeta sociale është e juaja dhe s’ka pse ndryshon apo t’ju bëjë të ndiheni në faj vetëm se tani keni dikë në krahë.

4.Antidjerësa

Në asnjë rast të vetëm. Mos e mendoni dy herë. Shpirti yt binjak duhet ta dijë mirë këtë.

5. Furçat e dhëmbëve

Ndonëse teorikisht, do thoni që “ndërhyni” nëpër gojën dhe dhëmbët e njëri tjetrit, furçet ju përkasin vetëm ju. Sado shumë ta doni partnerin tuaj, mos përdorni furçen e tij/saj. Kursejini vetes ca mikrobe.



TË NGJASHME