HomeLajme

Gjërat që shenjat e horoskopit nuk durojnë dot

Të gjithë kemi gjërat tona që nuk durojmë tek një person tjetër apo te bota në përgjithësi. Mirëpo sipas horoskopit, ju nuk duroni dot këto gjëra:

Dashi-acarohet shpejt. Por ajo që u ngre më shumë nervat personave të Dashit, janë njerëzit e ngadaltë që e marrin gjithçka me terezi.

Demi– vuajnë shumë nga problemet që lidhen me paratë dhe financat. Nuk durojnë dot të kenë probleme financiare pasi duan gjithmonë të ndihen të sigurtë në këtë fushë.

Binjakët -nuk durojnë dot monotoninë. Janë njerëz që lodhen shumë shpejt dhe kanë nevojë gjithmonë për të reja në jetën e tyre.

Gaforrja– humbasin durimin përballë problemeve familjare. Bëhet fjalë për karaktere që e kanë familjen shumë përzemër dhe duan që çdo gjë të shkojë mirë.

Luanët-nuk durojnë dot të ndihen të injoruar. Gjëja që i irriton më shumë është të mbeten të pa vënë re ose kur dikush u merr vendin e tyre në fron.

Virgjëresha– humbet durimin përballë konfuzionit. Të programuar dhe të organizuar, personat e kësaj shenje nuk i durojnë dot gjërat që u lihen rastësisë.

Peshoret-nuk arrijnë të durojnë padrejtësitë. Në çdo gjë që ndodh, duhet të respektohen të gjithë.

Akrepi– nuk durojnë dot gjërat sipërfaqësore. Janë personalitete introspektive të cilëve nuk u pëlqen të krijojnë marrëdhënie me njerëz që nuk mendojnë thellë dhe shohin fasadën.

Shigjetari-nuk duron dot gjërat që kufizojnë lirinë e tij. Bëhet fjalë për njerëz të cilët nuk duan të ndihen nën tutelë dhe të vepruarit në liri të plotë është uhdeheqesi i jetës së tyre.

Bricjapi-e humb durimin përballë personave të papërgjegjshëm. Bricjapët janë të përgjegjshëm dhe gjykues të ftohtë, prandaj nuk i tolerojnë dot njerëzit që veprojnë në bazë të impulsit dhe tregojnë papjekuri.

Ujori– mërzitet duke ndjekur rregullat. Duan t’i bëjnë gjërat siç kanë qejf ata, pa ndërhyrë fare masa.

Peshqit– nuk i durojnë dot njerëzit egoistë. Ata vetë ndajnë gjithçka prandaj nuk e konceptojnë dot të rrethohen nga njerëz që mendojnë dhe vënë mbi gjithçka veten.


TË NGJASHME