HomeShëndeti

Gjërat që vajzat franceze nuk i bëjnë kurrë me flokët e tyre

Seç ka diçka ndryshe në gjakun e parisieneve apo jo? Shumë vajza duan t’u ngjajnë, ama pak e arrijnë këtë rezultat.  Flokët e shëndetshëm, lëkura e zhveshur dhe krejt natyrale, e nëse ju mendoni se këto vajza qëndrojnë me orë të tëra përpara pasqyrës për të përsosur teknikat e tyre të grimit apo flokëve, e keni gabim!

Sipas revisës franceze “Byrdie”, mjafton të respektoni vetëm këto 7 sekrete që vajzat franceze i dinë përmendësh, e që nuk i bëjnë kurrë me flokët e tyre, që edhe ju të keni një rezultat të ngjashëm. Se cilat janë ato, ua themi ne tani!

Nuk i lyejnë kurrë flokët 
Mos e bëni këtë gjë me flokët tuaj! Ose nëse i lyeni, të paktën bëjeni në ngjyrën tuaj origjinale për ta nxjerrë sa më shumë në pah atë, ose për të fshehur ndonjë thinjë. 
Nuk vendosin aksesorë 
I shkurtër, i hapur dhe modern, De Maigret rekomandon që të shmangni kapset e flokëve ose rrathët në qoftë se ju jeni mbi tetëmbëdhjetë vjeç, por edhe stoli ose ndonjë lloj tjetër të aksesorëve dekorativ për flokët tuaj.
Harrojeni fuqinë e aromës
Një parfum në flokët tuaj, pas veshit ose në anë të qafës suaj, asnjëherë nuk bën dëm…! Mund të mos jetë francez, por ne e konsiderojmë Byredo Blanche, parfumin perfekt të flokëve parizien.
Nuk i lajnë përditë flokët e tyre
Nuk ia vlen të lani flokët çdo ditë, siç ndodh zakonisht! Që flokët tuaj të fitojnë një peshë të caktuar që, nga ana tjetër, i jep atyre volumin e duhur. Gratë franceze e dinë se flokët e ditës tjetër janë lloji më i mirë i flokëve.

Asnjëherë nuk dalin nga shtëpia me flokë të lagur
Kurdo që të jetë e mundur, lani flokët në mbrëmje, por jo në mëngjes në mënyrë që mos të largoheni nga shtëpia me flokë të lagur. Duke fjetur me flokë të lagur, ju me shumë mundësi do i jepni atyre një formë interesante kur të zgjoheni në mëngjes dhe do të ndiheni si një parisiene e vërtetë.
Asnjëherë nuk fajësojnë kapelen
Bekoni atë kohë magjike në verë kur flokët tuaj, me disa ujëra të detit dhe diellin, bëhen thjesht të përsosur: pak të ashpër, pak më të lehtë dhe pak të kripur. 
Asnjeherë nuk përdorin tharëse
Mos i thani flokët me tharëse!
Në vend të kësaj përdorni dy burime shumë më miqësore për mjedisin: ajër i pastër në verë dhe një peshqir në dimër. 

TË NGJASHME

@2019 - gotanews.tv. All Right Reserved.