HomeLifestyle

Gjermanët bëjnë ‘namin’ për konsumimin e birrës, sa kanë harxhuar gjatë 2018-ës

Sipas një studimi të bërë nga kompania e studimeve “Nielsen”, të publikuar ditën e sotme, vitin e kaluar gjermanët kanë shpenzuar plot 100 euro për frymë, për të blerë birrë. E në fakt një gjë që pritej nga një popull që njihen kudo për konsumimin e lartë të birrës.

Temperaturat e larta të 2018 ishin një tregues i qartë se konsumi i birrës mori përmasa të mëdha. “Vera e nxehtë e vitit 2018 i dha fund rënies së konsumit të kësaj pije kombëtare gjermane, theksoi eksperti i “Nielsen”, Marcus Strobel.

Gjermanët konsumuan plot 6.1 miliardë litra birrë dhe po ashtu rritje pati edhe konsumimi i pijeve të përziera që urritën me 2.9%, nga viti paraardhës.

Të ardhurat, u rritën 7%, ose e thënë ndryshe, plot 8 miliardë euro. Rritja e çmimit nga disa prej kompanive më prestigjoze të birrës bënë që fitimi të ishte kaq i lartë.


TË NGJASHME