Botë Kronikë Lajme

Gjermani, 35 punëtorë janë bllokuar 700 metra nën tokë

gjermani

Një shpërthim në një minierë në qytetin lindor gjerman Teutschenthal ka lënë të plagosur të paktën dy persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportojnë se të plagosurit, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, janë dërguar në një spital për trajtim. Ndërkohë, rreth 35 punëtorë janë vendosur në një zonë të sigurtë rreth 700 metra nën tokë.

Një grup i madh i punëtorëve të shpëtimit u dërguan në vendngjarje, pas një thirrjeje emergjente mëngjesin e sotëm. Sipas ndërmarrjes së minierave, rreth 100 persona punojnë në minierën në qytetin Teutschenthal.

Miniera fillimisht u mbyll në vitin 1982, por më vonë gjatë 15 viteve të fundit u rimodelua. Sot, kjo minierë është një bazë me një hapësirë prej 14 kilometra katrorë, ku hidhen mbeturinat minerale.

Related posts

Nëse i jepni këtë gjë Taynas, do t’ju dojë gjithë jetën!

Mila

Albin Kurti flet para takimit me kreun e LDK

Mila

I gjejnë drogë në banesë, ja ku e kishte fshehur

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!