HomeLajmi i Fundit

Gjermani, industria shënon rritje

Sektori industrial në Gjermani shënoi një rritje me 0,3% nga muaji i kaluar, deklaroi Zyra Federale e Statistikave.

Prodhimi industrial pësoi rënie në muajt qershor dhe korrik.

Të dhënat e muajit gusht befasuan analistët, të cilët parashikuan së prodhimi do të qëndronte i njëjtë.

Rënia e prodhimit në muajin korrik ishte më pak sesa pritej, nga 0,6 në 0,4%.

Ekonomia e dobët globale dhe konfliktet e tregtisë ndërkombëtare konsiderohen arsyet kryesore të rënies së prodhimit në sektorin industrial, i cili mbështet shumë në eksporte.//ATSH