HomeLajmi i Fundit

Gjermani/ Shërbehet gabimisht kek me hashash

Siç e do zakoni gjerman, pasi varrosën një njeriun e tyre në Wiethagen, gjithë të pranishmit, shkuan në një restorant për të pirë kafe dhe për të ngrënë kek. Vetëm se keku ishte me hashash. Nëse një vdekje s’ishte mjaftueshëm përvojë traumatike, të pranishmit u droguan pa dashje.

Pak momente pasi hëngrën , 13 njerëz thanë se u përzihej dhe se u merreshin mendt. Madje, kërkuan ndihmë mjekësore.

Kush solli kek me hashash në funeral? Kuzhinierja, sigurisht, që i kishte kërkuar të bijës 18-vjeçare të piqte kekë për funeralin. 18-vjeçarja kishte pjekur dy kekë të ndryshëm, një me hashash, një pa dhe e ëma mori pa dashur atë të droguarin.

Dhe kështu, 18-vjeçarja është nën hetim.

Ngjarja ndodhi në gusht, por nuk u bë publike për të respektuar familjen e të ndjerit.

Burimi: The Guardian