HomeShëndeti

Gjermania anulon Oktoberfest nga frika e koronavirusit

Nga festivalet muzikore e deri te eventet e mëdha sportive, pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një valë anulimesh të ngjarjeve në të gjithë botën.

I fundit që preket nga COVID-19 është edhe i famshmi Oktoberfest i Gjermanisë, i cili me masat e fundit të bllokimit të ndërmarra në vend, është anuluar.

Masat më të fundit të bllokimit të Gjermanisë përfshijnë një ndalim të ngjarjeve të mëdha publike deri më 31 gusht.

Edhe pse Oktoberfest-i ishte parashikuar të niste pas lehtësimit të masave izoluese, kreu i Bavarisë tha këtë të martë se festivali nuk do të mbahet këtë vit.

“Bazuar në situatën aktuale, unë nuk mund ta imagjinoj që një ngjarje kaq e madhe të ishte e mundur në këtë kohë,” u tha Markus Söder gazetarëve. Ai shtoi se ai dhe kryetari i Mynihut kishin marrë bashkërisht vendimin përfundimtar për ta anuluar festivalin.

Disa zona në Gjermani kanë filluar të lehtësojnë masat e bllokimit të prezantuara muajin e kaluar për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, por ngjarjet e mëdha janë të ndaluara deri më 31 gusht.

Të hënën, kancelarja, Angela Merkel, u bëri thirrje gjermanëve të disiplinohen për të shmangur një rikthim të sëmundjes, pas disa përmirësimeve në shifrat e fundit të të infektuarve me virus.


TË NGJASHME