HomeLajme

Gjermania dhe fuqitë e tjera të BE, pro shtyrjes së Brexit-it

Të mërkurën mbrëma, një votim në mbledhjen e Këshillit Europian në Bruksel do të përcaktojë nëse Britania e Madhe do të largohet nga Bashkimi Europian pa marrëveshje ose të zgjatë afatin kohor deri më 22 maj, 30 qershor ose edhe deri në fillim të 2020.

Kryeministrja britanike Theresa May udhëtoi të martën në Berlin dhe Paris për t’u kërkuar kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Macron që të lejojnë ekonominë e pestë më të madhe në botë të shtyjë përsëri daljen.

Gjermania dhe fuqitë e tjera të Bashkimit Europian duket se do ta pranojnë kërkesën e kryeministres May për një shtyrje tjetër të Brexit.

Nga ana tjetër, presidenti Macron nuk është dakord me një shtyrje të tillë dhe do ta pranonte vetëm me disa kushte specifike.

Tags:

TË NGJASHME