HomePolitikë

Gjermania konsideron Shqipërinë vend të rrezíkshëm, rregulla të reja për hyrjen në shtetin gjerman

Ambasada gjermane ka njoftuar ditën e sotme se Shqipëria konsiderohet një vend me rrezík të lartë për Gjermaninë dhe për këtë arsye nga data 16 janar do të implementohen rregulla të reja.

Kështu, për të udhëtuar drejt Gjermanisë do të duhet të dëshmoni përmes një regjistrimi online që jeni shëruar nga infeksioni Covid-19 ose që jeni plotësisht i vaksinuar.

E nëse nuk keni asnjërën nga dy të mësipërmet do të duhet të kryeni një test Covid para nisjes dhe sapo të mbërrini në Gjermani do të duhet të karantinoheni për 10 ditë.

Njoftimi nga Ambasada gjermane në Tiranë:

Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani

Nga dita e dielë, 16 janar 2022, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë: Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani. Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: https://tirana.diplo.de/al-de/-/2502392


TË NGJASHME