HomePolitikë

Gjermania krah nesh: Hapini negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Heiko Maas, ministri i Jashtëm gjerman, në prag të ministerialit të BE-së, i jep çmimimin inkurajues kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe bën thirrje për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hapja e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është shndërruar sëfundmi në një nga sprovat e kryesisë gjermane të BE-së. Kjo po ndodh pasi Bullgaria ende nuk po tregon gatishmëri për të zhbllokuar procesin e çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje kolegëve të vet që të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Sot do t’i informojë koleget dhe kolegët e mi për procesin e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dyja vendet janë fqinjët tonë të drejtpërdrejtë. Është në interesin e BE-së që të fillojmë negociatat me këto dy vende. Shpresoj që të gjithë koleget dhe kolegët nga të gjitha vendet anëtare të ndërgjegjësohen për këtë interes të përbashkët dhe të jenë të gatshëm të bëjnë përparime pragmatike dhe solidare në kuptimin më të mirë të fjalës. Procesi i anëtarësimit nuk duhet të bëhet peng i kërkesave të anëtarëve të veçantë.”

Michael Roth gjithashtu i bën thirrje Bullgarisë, për bashkëpunim, pasi po pengon procesin e zgjerimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut, për shkak të një konflikti të moderuar me vendin fqinj për çështjen e përkatësisë historike të kulturës dhe gjuhës maqedonase. Ky qëndrim në fakt është konsideruar si i pa arsyeshëm, për shumë vëzhgues në Berlin, duke qënë se Maqedonia e Veriut e bëri një lëshim në identitetin kombëtar të saj, pasi sëbashku me Greqinë arritën një marrëveshje për çështjen e emrit.

Gjermania është përpjekur të negociojë një marrëveshje para disa kohësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por deri tani pa sukses. Gjithashtu edhe DW raporton se Bullgaria deri tani vazhdon të jetë bllokuese.

Sakaq në këtë takim, Gjermania i ka akorduar një çmim kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, çmimin për të drejtat e njeriut. Ky çmim u iu dha Zoran Zaev ,me qëllim që të vijojë të mbajë shtetin e tij në rrugën e BE-së, dhe të vazhdojë që të ketë durim nga gjithë këto humbje që ka pësuar vazhdimisht, në raport me fqinjët e tij dhe zhvillimet e fundit në vend. Ky inkurajim iu akurdua të hënën, në 16.11.2020, kur fondacioni i afërt me partinë socialdemokrate gjermane, Friedricht Ebert, e nderuan me këtë çmim edhe në shenjë falenderimi për punën e tij.

Heiko Maas, ministri gjerman i Punëve të Jashtme mbajti fjalën lavdëruese: “Ju forcuat sundimin e ligjit, luftuat për gjykata të pavarura dhe kundër korrupsionit. Ju ndihmuat demokracinë në vendin tuaj të bëhej dinjitoz. Ky ishte hapi i parë në rrugën drejt Evropës,” tha shefi i diplomacisë gjermane të hënën në Berlin. Zaev ka vendosur që të krijojë një shoqëri për të gjithë, “një republikë të Maqedonisë së Veriut në të cilën të gjithë ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të respektuar – pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia ose orientimi fetar,”


TË NGJASHME