HomeSport

Gjici: Kukësi fiton bindshëm, aryeja pse i rrita çmimet e biletave

Safet Gjici e thotë troç: “Kukësi im do të fitojë bindshëm”. Gjatë një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, numri një i klubit kuksian shpjegon edhe vendimin për të rritur çmimet e bileta.

Luhet një ndeshje që mund të tregojë se kush i ka gjunjët më të fortë. Jeni gati për të bërë përmbysjen e madhe?

Pse nuk pyesni ekipin, pasi unë nuk luaj futboll. Gjithsesi, si president dhe tifoz mund të them: Do fitojmë bindshëm.

Do ndalemi pak edhe te historia e biletave, e cila ka krijuar kaq shumë polemika. Ishte një strategji rritja e çmimeve?

Që të mos keqkuptohen edhe tifozët, do ta jap një koment edhe për këtë çështje. E para e punës, unë nuk kam bërë diferencime mes dy tifozërive. Çmimet janë të njëjta si për Kukësin, ashtu edhe për Partizanin. Pse ka ndodhur kjo? Duhet të dini diçka që askush nuk po e përmend. Ne gjatë gjithë sezonit po luajmë jashtë, derisa të bëjmë stadiumin tonë të ri me standarde, dhe që ta dini, qiraja e fushës është 5 milionë lekë të vjetër. Meqenëse kjo ndeshje është një “derbi”, pasi luan vendi i parë me të dytin, kemi bërë këtë zgjedhje.

E shihni si shans që të mbushni stadiumin dhe të gjeneroni të ardhura?

Patjetër. Do zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e gjithë kampionatit, ndaj edhe ky çmim i përgjigjet. Kush do të vijë ta shohë ndeshjen “live” në Shkodër, patjetër që duhet të paguajë, sepse këto 5 milionë lekë të vjetër kush i mbulon? Ne paguajmë lojtarë, staf, transport, “security”, paguajmë dhe vetëm paguajnë…, por tani edhe tifozi duhet të përgjigjet një herë të paktën. Në fund të fundit po prodhojmë futboll dhe jo sheqer. Po të luanim në fushën tonë, të jeni të sigurt se biletat do ishin më të ulëta dhe brenda normave të viteve të fundit.


TË NGJASHME