HomePolitikë

Gjiknuri kërkon mbledhje të Këshillit Politik, ja aryeja

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka thirrur nesër në orën 11.00, mbledhje për Këshillin Politik, pasi duhet të miratohen amendimet e marrëveshjes së arritur për Reformën Zgjedhore.

Për çështjen e sistemit, e cila po mban peng miratimin në Kuvend pasi opozita parlamentare ka deklaruar votën kundër bashkë me Rudina Hajdarin. Ata kërkojnë Lista të Hapura dhe dje kryeministri Rama nuk ka arritur t’i bindë gjatë takimit prej 2 orësh në Kryesinë e Kuvendit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht anëtar i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri ka propozuar thirrjen e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik, ditën e Premte (12 Qershor), ora 11:00.

Në e-mailin e dërguar nga z.Gjiknuri për Z.Bylykbashi, zonjën Hajdari dhe z.Vasili thuhet se mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.

“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet në e-mailin e dërguar nga z.Gjiknuri.

Më tej, Gjiknuri shkruan se “temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit pë Financimin e Partive Politike”.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME