HomePolitikë

Gjiknuri sekretar për reformën zgjedhore, PD: Rama po konfirmon vullnetin për zgjedhje të blera

Pas lajmit se ish-ministri Gjiknuri do të jetë sekretar për reformën zgjedhore në PS, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Nëpërmjet një statusi në facebook, Ina Zhupa e denoncon këtë rast dhe sipas saj me zgjedhjen e Gjiknurit po konfirmon se modelin e Dibrës po e përdor në çdo proces zgjedhor.

Postimi i plotë:
Damian Gjiknuri sekretar per reformen zgjedhore ne PS!!!
Modeli i zgjedhjeve te Dibres, modeli i blerjes se votes, i krimit, i intimidimit te votuesve, i parave te pista ne fushate, eshte modeli qe kerkon Rama per gjithe Shqiperine ne zgjedhjet e ardhshme!
Personi qe duhet te ishte ne burg po te hetohej dosja 184, arkitekti i vjedhjes te projekti unazes me fallsifikime edhe firma offshore, sot merr stafeten te jete ne krye te reformes zgjedhore!
Edi Rama rikonfirmon vullnetin per zgjedhje te blera dhe te kapura nga ai, ku mos pyesi per qytetaret por vetem per kriminelet dhe oligarket qe i sigurojne pushtetin.
Ky model do shkulet nga qytetaret qe po tregojne cdo dite e me shume qe jane shumica, qe nuk kane frike nga diktatori i ri, qe do rikthejne demokracine ne kete vend.
Nuk do kete me zgjedhje me modelin “Dosja 184” as “Dosja 339” as “Dosja Habilaj”!
Opozita dhe qytetaret e bashkuar kane per te fituar betejen per demokraci.


TË NGJASHME