HomePolitikë

Gjiknuri thirrje opozitës, ja pse

Bashkëkryetari për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar pas bojkotit të opozitës për mbledhjen e sotme të Këshillt Politik për Refromën Zgjedhore.

Gjiknuri e ka quajtur mospjesëmarrjen e opozitës sot në Këshill Politik si një ngjarje fatkeqe për progresin.

Ndërkohë ai u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës të rikthehen në tryezë për të vijuar procesin e Reformës Zgjedhore.

”Progresi i reformës zgjedhore është shumë i rëndësishëm për kapitalizimin politik. Për këtë arsye, reforma duhet të përmbyllet brenda majit. Unë I bëj thirrje opozitës dhe shpresoj që ata të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat. Sot kishim një paketë, që mund të hiqte nga tavolina shumë çështje. Për këtë I bëj thirrje opozitës të ulet në tryezë. Ngjarje fatkeqe për progresin. Pavarësisht zhvillimeve dhe kauzave Reforma Zgjedhore është nevojë për kapitalizimin e të gjitha kauzave. Nuk shoh arsye se pse duhet të ndërpritet. Dua ta mbyll duke i bërë thirrje opozitës të rimarrin vendet e tyre, sot kishim një paketë të tërë që priste miratimin në tavolinën tonë. Opozita të ulet menjëherë në tavolinë dhe të vijojmë negociatat.”- tha Gjiknuri.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME