HomeShowbiz

Gjiko mbledh fansat, i qeras me akullore

Hip hop superylli, Gjiko, në një ditë të rëndomtë ka si të kalojë kohën – takon fansat e tij dhe i qeras me akullore.

Kaq e thjeshtë është që një artist të jetë modest dhe ky virtyt e ka karakterizuar atë gjithmonë.

Gjiko ftoi një ditë më parë adhuruesit e tij në qendrën tregtare, Albi Mall në hapjen e Big Scoop.

Aty ai premtoi të gjithë se do t’u qerasë me akullore dhe pikërisht mbajti premtimin.

Ai të gjithë adhuruesve ua përmbushi dëshirën duke festuar me ta me akullore.

Kohë më parë ai publikoi hitin “Distanca” që u pëlqye shumë nga publiku.

Gjiko së shpejti do të bëhet prind bashkë me Elita Rudin.


TË NGJASHME