HomeLajmi i Fundit

Gjirokastër/ Konsumon fasule me helm për mizat, ndërron jetë 16-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën.

Dyshohet se 16-vjeçarja, e identifikuar si Daniela Pula, ka humbur jetën pasi ka konsumuar fasule, të cilat ishin spërkatur me ilaç kundër mizave.

Sipas së ëmës, e reja nuk e dinte që fasulet ishin të spërkatura me ilaç, ndërsa 3 vite më parë, 16-vjeçarja ka kaluar encefalopati, dëmtim të trurit.

Vajza është dërguar me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë.