HomeLajme

Gjirokastër, makina përfshihet në flakë

Në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Gjirokastrës, një makinë ka marrë flakë , në lagjen “18 shtatori”

Kanë bërë me dije se është parë që ky mjet po digjej, por rrethanat janë ende të pazbuluara.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi ngjarjen. Sipas saj, mjeti tip Ford ka qenë i parkuar në kohën që ka marrë flakë. Dyshohet paraprakisht për një masë elektrike në makinë.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësoi shmangien e përfshirjes nga zjarri edhe të automjeteve të tjera të parkuara në lagjen më të populluar të Gjirokastrës, para Pallatit të Sportit.


TË NGJASHME