HomeSociale

Gjirokastër/ Protesta e linjave urbane lë në ”rrugë” udhëtarët

Paralizimi i transportit urban për shkak të protestës së linjave në Gjirokastër ka sjellë situatë kaotike për udhëtarët. Jemi në ditën e 3 e protestës dhe një situatë e tillë nuk po merr zgjidhje.

Po ashtu gjatë protestës së sotme ka ndodhur një situatë e paprecedentë. Efektivë të policisë së shtetit iu kanë kërkuar protestuesve të largohen nga vendi i ngjarjes duke u shprehur se qytetarët ishin duke shkelur ligjin. Nga ana tjetër protestuesit të revoltuar janë shprehur, “ Nuk dalim nga greva, jemi duke protestuar paqësisht. Ne nuk e kemi bllokuar rrugën, do të përgjigjeni ju përpara ligjit nëse na largoni.”

Përsa i përket protestës së drejtuesve të linjave urbane pakënaqësi kanë shprehur edhe qytetarët. Ata shprehen se një situatë e tillë ka sjellë vështirësi edhe për vetë udhëtarët të cilët nuk po gjejnë dotë mjet transporti për të lëvizur.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e dy linjave që operojnë në Gjirokastër,  “Argjiro Line” dhe “Tirk 2000” bëjnë me dije se nga Ministria e Transportit ende nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar. Ata shtojnë se protesta do të përshakllëzohet deri në bllokimin e rrugës nacionale.

Pavarësisht takimit të zhvilluar  ditën e djeshme në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës mes task forcës së Tiranës dhe përfaqësuesve të linjave Tirk 2000”, “Argjiro line” nuk u arrit në një zgjidhje. Këta të fundit deklaruan  se situata do të përshkallëzohet deri në grev urie dhe bllokimin e rrugëve nacionale.


TË NGJASHME