HomeLajmi i Fundit

Gjirokastër, sekuestrohet 300 kg drogë, 7 të arrestuar

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar mesditën e sotme një sasi prej 300 kg lënde narkotike.

Droga e llojit kanabis u zbulua në një kasolle të braktisur në fshatin Dritë, pranë kufirit me Greqinë dhe ishte gati për tu trafikuar drejt vendit fqinj.

Para zbulimit të sasisë së kanabisit të braktisur janë kapur 7 persona nga fshati Picar në Gjirokastër të cilët mendohet se do të transportonin sasinë e kanabisit drejt Greqisë.

Në javët e fundit janë goditur disa raste të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Greqi.